Sot në orët e hershme të mëngjesit, një grup i qytetarëvë pjesë e #Protestoj, kanë zhvilluar një aksion simbolik para kafenesë ku kryeprokurori, Aleksandër Lumezi po pinte kafe.
Ata kanë vendosur një pankartë para hyrjes së lokalit me mbishkrimin:Menyja Speciale e Ditës “Dorëheqja e Kryeprokurorit Lumezi”, transmeton Gazetametro.net.
“Sot në orët e mëngjesit, aktivistët e #PROTESTOJ kanë bërë një aksion simbolik para kafenesë ku kryeprokurori Lumezi po pinte kafen pa bezdisje, ani pse brenda një jave, në dy protesta, kanë protestuar mijëra qytetarë duke kërkuar largimin e tij nga institucioni që drejton”, njoftojnë grupi Protestoj.
Ndërkohë, ky grup i qytetarëve kanë paralajmëruar protestën e radhës me datën 5 shtator.
“Arroganca e tyre, na bënë më të vendosur. Shihemi më 5 shtator, në protestën e radhës”, thuhet në njoftim./Gazetametro.net