Loading…
Lumi kthehet në jeshil në Zvicër
  • 12/09/2019 | 08:35

Lumi kthehet në jeshil në Zvicër

Lumi Zyrih, u shndërrua të martën në jeshile fluoreshente, një veprim spektakolar i pretenduar nga organizata Extinction Rebellion (XR), e cila dëshironte të protestonte kundër shkatërrimit të ekosistemit global.


Siç shihet edhe në fotografitë që organizata postoi në faqen e saj të internetit, aktivistët u hodhën në këtë ujë të gjelbër intensiv, përpara se të aktronin sikur kanë vdekur.

“XR dëshiron të tërheqë vëmendjen për kolapsin e afërt të ekosistemit dhe sistemin toksik në të cilin ne gjendemi”, tha organizata, duke shtuar se ngjyra e përdorur përbëhet nga uranina, një substancë “krejtësisht e padëmshme toksiciteti i të cilit është ekuivalent me kripën e gatimit”.

E paralajmëruar nga thirrjet telefonike, policia e Zyrihut shkoi në vend për të përcaktuar nëse ngjyra paraqet rrezik për popullatën, tha ajo në një deklaratë. Organizata XR njoftoi veprime të të gjitha llojeve në disa qytete zvicerane, nga 9 deri në 20 shtator.

Në Zvicër, si në vendet e tjera të Evropës, marshimet klimatike janë organizuar rregullisht nga lëvizjet e qytetarëve, veçanërisht nga të rinjtë.

Një ngjarje kombëtare është planifikuar për 28 Shtator në Bern, më pak se një muaj para zgjedhjeve parlamentare/gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 15/09/2019 | 13:56
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë