Loading…

Lumir Abdixhiku nuk i përjashton protestat e LDK’së kundër Qeverisë Kurti

  • 08/06/2023 | 21:46

Lumir Abdixhiku nuk i përjashton protestat e LDK’së kundër Qeverisë Kurti

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), është kryetari i parë që nuk e ka përjashtuar mundësinë e parë që ai me partinë e tij të protestojnë në rrugë, në këtë rast kundër Qeverisë Kurti.


Fillimisht, Abdixhiku në Pressing të T7 foli për trashëgiminë institucionale të LDK-së.

Ai përjashtoi që çështjen zgjidhen me gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, duke u zotuar se nuk do t’i përdor metodat e VV-së si opozitë.

Por thotë se rruga nuk përjashtohet si opsion në një situatë ku Kosova do ta humbiste sovranitetin në Veriun e Kosovës.

“Rruga e vetme është rruga unë nuk e përjashtojë si mundësi. Nuk e përjashtoj por për këtë kemi nevojë për mbështetje popullore”.

“Nesër ndodh një situatë e re në Veriun e Kosovës kur Kosova humbë sovranitet. Por çështja e relacioneve të Kosovës me aleatat na shpie në një gjendje që më nuk ka vend për legjitimet të kësaj qeverie. Sepse populli i Kosovës nuk ka votuar që Kosova të përplaset me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Abdixhiku.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë