Loading…

Lunaçek flet për BE’në dhe pushtetarët e korruptuar të Ballkanit

  • 13/12/2016 | 12:09

Lunaçek flet për BE’në dhe pushtetarët e korruptuar të Ballkanit

Është treguar shpesh e ashpër me mangësit e politikës së Bashkimit Evropian ndaj Ballkanit. Është eurodeputetja Ulrike Lunaçek, e cila është dhe raportuese për Kosovën që po ngrit sërish zërin për zhvillimet në Ballkan.

Në intervistën e fundit që ka dhënë për gazetën “Wiener Zeitung” Lunacek ka kritikuar ashpër tolerancën e BE-së ndaj qeverive autoritare dhe të korruptuara në Ballkan.

Ajo ka qortuar sidomos ministrin e Jashtëm të Austrisë, Sebastian Kurz, i cili në mesin kolegëve të tij në BE është mjaft i zëshëm kundër pranimit të refugjatëve dhe mbështet ata politikanë në Ballkan, të cilët kanë ndikuar në mbylljen e shtegut ballkanik të refugjatëve. Para zgjedhjeve në Maqedoni ai foli në një tubim të partisë VMRO të Nikola Gruevskit, i cili si kryeministër dyshohet të ketë përgjuar rreth 20 mijë qytetarë.

Lunacek tha se në politikën e tij të deritanishme ndaj Ballkanit Kurz ka ndjekur vetëm një interes: mbylljen e shtegut për refugjatë.

“Ambasadat austriake në rajon dhe Agjencia Austriake për Zhvillim po kryejnë punë të mira, por ato marrin mbështetjen e ministrit të Jashtëm vetëm kur është fjala për bllokimin e refugjatëve. Në disa pjesë të Ballkanit unë shoh tendencën që të bëhen të njëjtat gabime siç janë bërë në marrëdhënien e BE-së ndaj diktaturave të Afrikës Veriore para Pranverës Arabe. Vendet e Ballkanit nuk janë diktatura, por ekzistojnë tendenca për t’i përkrahur ata politikanë, me të cilët jemi adaptuar tashmë – edhe pse ata nuk i respektojnë premtimet e tyre sa i përket sundimit të ligjit dhe lirisë së mediumeve. Në bisedë me Komisionin e BE-së dhe me Shërbimin e Jashtëm Europian unë kërkoj vazhdimisht që BE dhe shtetet anëtare të mos i japin përparësi stabilitetit para zhvillimeve demokratike. Kjo ka dështuar edhe në pjesë të tjera të botës. Iluzioni se ne mund të bëjmë përherë biznes me pushtetarë, të cilët na thonë se garantojnë stabilitet, nuk funksionon. Duhet të koncentrohemi në demokraci dhe sundim të ligjit”, tha ajo në këtë intervistë.

Duke folur për Maqedoninë Lunacek tha se ky vend po shndërrohet në problem të Ballkanit perëndimor. Ajo tha se shkaku i parë i këtij zhvillimi në Maqedoni është vetoja greke që pengon çdo integrim në BE.

“Kam kërkuar vazhdimisht që Brukseli dhe shtetet anëtare të BE-së duhet t’i bëjnë më shumë presion Athinës. Një perspektive realiste e BE-së dhe negociatat për anëtarësim do të kishin penguar politikën ekstreme nacionaliste të Nikola Gruevskit. Ajo tani e ka thelluar polarizimin, Maqedonia po fundoset në moçalin nacionalist.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë