Loading…

Lunacek: Pa demarkacion nuk ka viza

  • 10/11/2016 | 17:15

Lunacek: Pa demarkacion nuk ka viza

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian e cila po qëndron sot në Kosovë, gjatë një konferencë për media ka përsëritur mesazhin që thotë t’ua ketë drejtuar edhe politikanëve të Kosovës gjatë takimeve të mbajtura gjatë ditës, raporton koha.net.

“Mesazhi im është se duhet lëvizur drejt plotësimit të kushteve. Ju lutëm bëni çfarë duhet të bëni për të kryer këtë proces, për të përmbushur zotimet që keni dhënë, dhe në marrëveshjet që keni nënshkruar”, ka thënë Lunacek.

Ajo ka folur specifikisht edhe për problemin e marrëveshjes së demarkacionit duke thënë se nëse ajo nuk ratifikohet, liberalizimi i vizave humbet definitivisht.

“Nënshkrimi i marrëveshjes së demarkacionit nuk do të thotë 100 për qind se do të liberalizohen vizat, por nëse marrëveshja nuk ratifikohet do të thotë 100 për qind se ato nuk do të liberalizohen”, tha Lunacek. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë