Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushataku, reagoi ashpër pas takimit të zhvilluar një ditë më parë ndërmjet kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, transmeton Gazeta Metro.
Përmes një postimi në Facebook, Lushataku la të kuptohet se PDK nuk do të përfshihet në, sipas tij, skenarët politikë të pushtetit aktual, duke theksuar qëndrimin e subjektit që përfaqëson.
“PDK po dëshmon se di të qëndrojë drejt dhe krenare, ashtu siç i ka hije. 💙 PDK nuk bie pre e lojërave dhe skenarëve të këtij pushteti mashtrues. Për shtetin. Për Kosovën”, shkroi ai./gazetameto.net