Loading…

Lushtaku e quan ‘kryemashtrues’ Kurtin: Sot e pranoi ‘Zajednicën’, pa njohje të Kosovës nga Serbia

  • 06/02/2023 | 23:08

Lushtaku e quan ‘kryemashtrues’ Kurtin: Sot e pranoi ‘Zajednicën’, pa njohje të Kosovës nga Serbia

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka pretenduar se kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot e pranoi Asociacionin e komunave me shumicë serbe, transmeton Gazeta Metro.


Lushtaku e ka quajtur ”kryemashtrues” Kurtin, derisa kujton se i njëjti kishte përdorur secilën metodë kundër ‘Zajednicës’ dhe në fund e pranoi atë pa njohje të Kosovës nga Serbia.

”Ky kryemashtrues e ka emrin Albin Kurti. Do të mbahet mend dhe nuk do të harrohet kurrë në memorien e historisë për bosnjëzimin e Kosovës. Ku e lamë e ku na mbeti, vaj vatani e mjerë mileti,” ka shkruar ai në Facebook.

Kujtojmë se sot gjatë ditës Kurti u takua me emisarin e BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.

Pas takimit me të kryeministri kosovar në një postim në Twitter tha se plani franko-gjerman, tani zyrtarisht propozimi i BE’së është një bazë e mirë për diskutime të mëtejme.

“Një diskutim i mirë me emisarin special të BE’së, Miroslav Lajcak, në një drekë punë në Prishtinë. Ne e pranojmë propozimin e BE’së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, që e konsiderojmë një bazë të mirë për diskutime të mëtejme dhe një platformë të qëndrueshme për përparim. Disa çështje të caktuara rreth garancive ndërkombëtare, mekanizma implementimi dhe renditje kohore do të adresohen së shpejti gjatë bisedimeve të radhës në Bruksel. Konceptet demokratike të orientimit Europian na bëjnë optimist,” shkroi ai. /gazetametro.net

Postimi i Mërgim Lushtakut:

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë