Loading…

Lushtaku kërkon mbledhjen e Këshillit e Sigurisë: Qytetarët në veri po kalojnë çaste të tmerrshme

  • 06/12/2022 | 23:54

Lushtaku kërkon mbledhjen e Këshillit e Sigurisë: Qytetarët në veri po kalojnë çaste të tmerrshme

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, me anë të një postimi në Facebook ka thënë se situata në veri është alarmante.


Ai ka thënë se qytetarët e veriut po kalojnë çaste të tmerrshme dhe pasiguri totale.

“Urgjentisht duhet të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe të intensifikohen komunikimet me aleatët tone”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i tij:

SITUATË ALARMANTE NË VERI

Qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët jetojnë në pjesën veriore duke përfshirë shqiptarët dhe komunitetet tjera të cilët nuk janë pjesë e grupeve kriminale po kalojnë çaste të tmerrshme në pasiguri totale.

Qeveria e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe akterët e tjerë të sigurisë të veprojnë sepse gjendja është serioze dhe të mos mjaftohen me deklarata në facebook.

Urgjentisht duhet të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe të intensifikohen komunikimet me aleatët tonë.

Sovraniteti i shtetit është i pacenueshëm dhe ne duhet t’ju ofrojmë siguri qytetarëve tonë në çdo cep të vendit!.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë