Loading…

Lushtakut i zbutet dënimi, Selimi do të dënohet 10 vjet?

  • 14/11/2016 | 22:44

Lushtakut i zbutet dënimi, Selimi do të dënohet 10 vjet?

Gjykata e Apelit tashmë ka marrë vendim për grupin Drenica 1 dhe është vetëm çështje orësh se kur do ta bëjë publik atë.

Sylejman Selimi, i njohur me nofkën “Sulltani” do të vuajë dënim unik prej 10 viteve duke llogaritur këtu edhe dënimin në Rastin “Drenica 2”, i cili u publikua dy javë më parë, raporton magazina.al, në bazë të burimeve të saj.

Nga burimet e veta transmetojnë se kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku, është shpallur i pafajshëm për vrasje për cka gjykata Themelore e Mitrovicës e kishte dënuar me 12 vjet burg. Tash Lushtaku do vuaj vetëm 7 vjet burg për përgjegjësi komanduese, por i liruar nga një vrasje që ishte supozuar se e kishte kryer që ja zbut dënimin për 5 vjet.

Ndërsa, ish komandanti i UCK-së, ishte shpallur fajtor për një vrasje që askush, madje as gjykata nuk ka arritur ta veretetojë. Lushtaku është ngarkuar me këtë vrasje, por nuk dihet se kush është i vrari e as ku është kryer kjo vrasje.

Gjykata e Apelit ende këtë se ka konfirmuar zyrtarisht, gjë që pritet të konfirmohet, orëve në vijim./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë