Loading…

Lushtaku: Nëse Albin Kurti nuk ofron garanci ai nuk mund të jetë më kryeministër i Kosovës

  • 03/05/2021 | 21:58

Lushtaku: Nëse Albin Kurti nuk ofron garanci ai nuk mund të jetë më kryeministër i Kosovës

Nënkryetari i PDK’së, Sami Lushtaku ka thënë se liderët e institucioneve të Kosovës duhet të ofrojnë garanci për ish-ushtarët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë nga Gjykata Speciale.


Lushtaku ka thënë se nëse Albin Kurti nuk ofron garanci ndaj Gjykatës Speciale, nuk mund të jetë kryemistër i Kosovës.

“Nëse Kurti nuk i jep këtë siguri për lirimin me kusht të ish-krerëve të UÇK’së që po gjykohen në Hagë, unë mendoj që moralisht Kurti nuk është kryeministër i Kosovës”, ka thënë ai.

Ndryshe, para disa ditëve Specialja ka hedhur poshtë kërkesën e palës mbrojtëse të ish-krerëve të UÇK’së që Thaçi dhe të tjerët të gjykohen në lirë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë