Loading…

Lushtaku paralajmëron rikthimin në krye të Komunës së Skenderajt

  • 30/05/2020 | 22:35

Lushtaku paralajmëron rikthimin në krye të Komunës së Skenderajt

 Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, njëherësh edhe anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku ka paralajmëruar se do të rikthehet përsëri në krye të komunës së Skenderajt, transmeton Gazeta Metro.


Kështu ka njoftuar ai përmes intervistës së dhënë në “Personale” të RTV Dukagjini ku tha se pozitën e kryetarin ia ka lëshuar kryetarit aktual, Bekim Jasharit, por që do të rikthehet për të realizuar projektet që i kanë mbetur në gjysmë.

Lushtaku u tërhoq me vetë-dëshirë nga gara, pas paraqitjes së kandidaturës së Bekim Jasharit. Ndërsa, sot bëri të ditur se do të kandidojë në vitin 2021 për Kryetar Komune.

“Kam vendosur përsëri të kandidojë dhe t’i mbarojë projektet e lëna në gjysmë. Unë prej katër vitesh edhe pse kam pasur përkrahjen e qytetarëve nuk kam mundur të jem kryetar dhe t’i kryej obligimet që më takojnë”, tha ndër të tjera ai. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë