Loading…
Lushtakun do ta mbrojë prokurori i cili u angazhua kundër Milosevic’it
  • 12/01/2019 | 22:24

Lushtakun do ta mbrojë prokurori i cili u angazhua kundër Milosevic’it

Tashmë është mësuar se kush do të jetë personi që do të angazhohet si avokat i Sami Lushtakut në Hagë, transmeton Gazeta Metro.


Avokati i Sami Lushtakut do të jetë britaniku Geoffrey Nice. Nice u bë i njohur me betejën kundër kriminelit dhe ish-presidentit serb, Slobodan Milosevic. Atëbotë, Nice ishte i angazhuar si prokuror.

Këtë e ka konfirmuar për express vetë Sami Lushtaku. Ai ka thënë se ka angazhuar Geoffrey Nice.

“Po, e kam angazhuar z. Geoffrey Nice”, ka thënë shkurt ish-komandati i UCK’së, që tash udhëheq degën e PDK’së në Skenderaj.

Ndryshe, më herët u raportua se dy ish-komandantët e UÇK’së, Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa, nesër do të udhëtojnë për në Gjykatën Speciale. /gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë