Loading…
Lutfi Haziri: Gjithçka do të dihet në dy ditët e ardhshme
  • 23/08/2019 | 20:05

Lutfi Haziri: Gjithçka do të dihet në dy ditët e ardhshme

Avdullah Hoti nuk do të jetë kandidat i LDK’së për kryeministër. Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, shkruan Gazeta Metro.


Haziri në një prononcim për Metron ka thënë se gjithçka do të dihet dy ditët në vazhdim rreth kandidatit për kryeministër të kësaj partie.

“Kandidatët e mëparshëm të LDK’së për kryeministër, nuk do të vijnë në shprehje që të konkurrojnë në këto zgjedhje”, ka thënë Lutfi Haziri për Metron.

Ai me këtë ka aluduar rreth një kandidimi të mundshëm të Avdullah Hoti për kryeministër të Kosovës.

Hoti është përmendur si njëri ndër emrat kryesor si kandidat i LDK’së për kryeministër.

Publikisht Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmani njihen si dy kandidatët potencial të LDK’së për kryeministër.

Megjithatë shumica e partisë e pranon Lutfi Hazirin si kandidat për kryeministër.

Ndryshe sot LDK ka zgjedhur kryesinë e re dhe pas dy dite pritet edhe shpallja e kandidatit për kryeministër./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 15/09/2019 | 13:56
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë