Loading…

Lutfi Haziri ka disa fjalë për zyrtarët e VV’së, që i thonë se është i afërt me PDK’në

  • 26/01/2020 | 17:11

Lutfi Haziri ka disa fjalë për zyrtarët e VV’së, që i thonë se është i afërt me PDK’në

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka folur rreth deklaratave të mëparshme të disa zyrtarëve  të VV’së se ai është i afërt me PDK’në, duke thënë se ka respekt për të gjitha partitë, por se LDK’ja nuk është plastelinë që të formohet ashtu si tjerët duan, shkruan Gazeta Metro.


Në një intervistë për Gazetën Express ai ka thënë se LDK partitë tjera nuk i ka armiq, por rival politikë dhe se ndaj tyre, ka respekt.

“Ne jemi të afërt me partitë e tjera sa jemi të afërt më Vetëvendosjen. Por, e kaluara në bashkëqeverisje ka dëshmuar qartë se ne jemi gardianë të interesave të kësaj republike përmes LDK’së dhe vetëm përmes LDK’së. Partitë e tjera politike nuk i shohim si armiq, por si rivalë politikë. Ne rivalët nuk i urrejmë, por i respektojmë. Deri më 6 tetor, rivali më i madh politik ka qenë dhe mbetet Lëvizja Vetëvendosje, me të cilën po punojmë për ndërtimin e mirëbesimit për një qeverisje të përbashkët. Ky rivalitet duhet të kthehet në mirëbesim. Ndërsa, karshi opozitës së re, PDK, AAK dhe NISMA, do të tregojmë respekt, ka thënë ai.

Ai ka thënë se LDK nuk do të lejojë që të formohet ashtu siç duan të tjerët, madje edhe disa funksionarë të VV’së.

“Por, nuk do të lejojmë që LDK’në si organizatë politike dikush ta konsiderojë plastelinë që formohet si duan të tjerët, siç është thënë edhe nga disa funksionarë edhe të Vetëvendosjes. LDK’ja nuk do të jetë as si trampolinë politike për të realizuar aspirata politike që disa të tjerë kanë menduar më herët. Ne u krijojmë hapësirë në dhomën tonë politike rivalëve për aq sa e meritojnë dhe për aq sa e respektojnë LDK’në, historinë dhe rolin e saj dhe duke e vlerësuar angazhimin politik të LDK’së. Fundja, ne jemi dy parti të ndryshme politike edhe ideologjikisht”, tha ai në fund.

Kujtojmë se LDK gjatë ditës së martë i ka dhënë ultimatum VV’së që deri në fundjavë, saktësisht sot, të tregojë se a pajtohet ose jo për koalicion qeverisës./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë