Loading…

Lutfi Haziri: Shqiptarët nuk kanë kryer krime lufte

  • 29/09/2020 | 20:48

Lutfi Haziri: Shqiptarët nuk kanë kryer krime lufte

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lutfi Haziri ka folur rreth akuzave të Speciales ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


Ai në Debat të RTK ka thënë se shqiptarët nuk kanë kryer krime lufte në Kosovë, por krijimi i Speciales në Hagë ka ardhur për shkak të dështimit të sistemit tonë të drejtësisë.

“Ne të gjithë e dimë se jemi të pafajshëm. Dhomat e Specializuara janë krijuar për shkak të dështimit të sistemit tonë të drejtësisë, pasi nuk kemi arritur të mbrojmë dëshmitarët”, është shprehur Haziri.

Ai tha se Gjykata Speciale është instanca e fundit që duhet ta mbyllë kapitullin e luftës.

“Kam thënë se Kosova duhet të pastrohet, lufta duhet të pastrohet pasi që 15 vjet jemi duke u marrë më këtë. Lufta duhet të lahet me drejtësi dhe kjo tash duhet të mbyllet”, ka thënë Haziri

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë