Loading…

LVV dhe AAK të vetmet që raportojnë financat

  • 17/01/2017 | 08:37

LVV dhe AAK të vetmet që raportojnë financat

Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës janë të vetmet subjekte politike që i bëjnë publike raportet e financimit në faqet e tyre zyrtare.


Kryetari i Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Faton Topalli, njiherit edhe deputet i LVV-je në një intervistë për emisionin “Ekonomia me Erëzën”, thotë se e kanë rregulluar përmes ligjit mënyrën e financimit të partive politike, por se nuk po respektohet për shakë të mungesës së vullnetit politik.

“Ne e kemi rregulluar çështjen e financimi me ligj, por se nuk është respektuar për shkak manipulimeve dhe keqpërdorimeve që bëhet brenda tyre”, tha Topalli, transmeton Koha.net.

Analisti Imer Mushkolaj thotë se nëse i shikojmë listën e tenderëve të zgjedhur, vërejmë se jo rastësisht fitues janë biznese që sponsorizojnë partitë politike.

“Njerëz që financon partitë politike shumicën e rasteve e bëjnë këtë për shkak se partitë politike ja kthejnë këtë me tender ose punësime”, u shpreh Mushkolaj.

4.2 milionë euro është shuma në total që marrin partitë politike në vit nga buxheti i Kosovës. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë