Loading…

LVV reagon pas raportit zviceran: Dehari u vra sepse ishte aktivisti ynë, hetimet të nisin sa më parë

  • 24/10/2019 | 12:51

LVV reagon pas raportit zviceran: Dehari u vra sepse ishte aktivisti ynë, hetimet të nisin sa më parë

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas raportit zviceran që mori familja Dehari lidhur me vdekjen e Astrit Deharit. Në reagim, thonë se Astrit Dehari është vrarë për shkak se ka qenë aktivist i kësaj partie, transmeton Gazeta Metro.


“Këtë e ka thënë edhe raporti i ekspertëve të mjekësisë ligjore nga Shqipëria e Mbretëria e Bashkuar, këtë e thotë tani edhe raporti i ekspertëve të Qendrës Universitare Romande për Mjekësi Ligjore (CURML) në Lozanë të Zvicrës, këtë e ka thënë vetë trupi i Astrit Deharit”, thuhet në reagimin e tyre.

VV thotë se prokuroria e ka obligim ligjor dhe njerëzor që t’i fillojë hetimet për rastin, në mënyrë që përgjegjësit e këtij krimi monstruoz, që e privoi aktivistin 26 vjeçar Astrit Deharin nga jeta, të vihen të gjithë para drejtësisë.

“Drejtësia nuk duhet të ndalet para fajtorëve, sado lart që mund të ndodhen ata në hierarkinë e pushtetit. Po ashtu, duhen hetuar edhe ata që përkundër dhimbjes së familjes, shokëve dhe mbarë opinionit publik, u bënë mjet i dezinformimit menjëherë pas vrasjes së Astritit në burg. Cili ishte qëllimi i atyre që me çdo mjet, edhe duke gënjyer e duke i ndërruar fjalët, donin ta mbulonin krimin si vetëvrasje? Znj. Xhemile Dehari, znj. Arta Boshtraj Dehari dhe z. Avni Dehari së bashku me avokatin Tomë Gashi kërkojnë që hetimet të fillojnë sa më parë. Ata falënderuan të gjithë ata që ndihmuan për informim të drejtë mbi rastin, dhe ata që mbajtën besimin e drejtë se kjo është vrasje tërësisht politike”, thuhet në reagim.

Lëvizja Vetëvendosje poashtu kërkon që hetimet të fillojnë sa më parë, të pavarura, të drejta dhe profesionale.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës, e gjithë shoqëria dhe shqiptarët kudo që ndodhen nuk janë të qetë deri sa të vihet drejtësia për Astritin”, përfundon reagimi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë