Loading…

‘Xheloze për ish-frajerin’: Xheneta kërkon nga Gjest ‘pishpiriki’ të mos u shkruaj shoqeve të saj

  • 11/05/2026 | 12:23

‘Xheloze për ish-frajerin’: Xheneta kërkon nga Gjest ‘pishpiriki’ të mos u shkruaj shoqeve të saj

Xheneta Fetahu ka bërë një paralajmërim për Gjestin pas rastit të fundit me Loredana Brati.


Kanë bërë disa mesazhe të këtyre të fundit që Xheneta t’i prish raportet me ish-banoren e Big Brother VIP Albania 4.

Modelja nga Kosova pretendon se ka diçka mes tyre, ndonëse nuk ka asgjë të konfirmuar akoma.

E në anën tjetër, Xheneta ka pasur një raport të ngushtë me Loredanën, gjë që siç shihet është prishur.

Në “E diell”, ajo ka bërë një paralajmërim për Gjestin pasi po merret me shoqet e saj.

“Kohën që ia kushton me iu shkru shoqeve të mia, më mirë të fokusohet te gocat e tjera se ka shumë shumë pa masë goca sepse nuk është nevoja t’i shkruajë shoqeve të mia, pikërisht atyre që unë rri me to sepse unë të gjitha i shoh dhe të gjitha ‘screenshot’ i kam”, tha ajo.

Xheneta e ka mbyllur raportin me Gjestin që në Big Brother të Kosovës, por që vazhdon të jetë akoma tejet i diskutuar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë