Loading…

Lypësit nga Shqipëria, pjesë e rrjetit të organizuar

  • 31/10/2016 | 13:05

Lypësit nga Shqipëria, pjesë e rrjetit të organizuar

Rreth 254 persona lëmoshëkërkues të rritur janë identifikuar gjatë këtij viti nga Policia e Kosovës, të cilët janë riatdhesuar me forcë në shtetin e tyre të origjinës, në Shqipëri.

Shumë prej tyre emigrojnë bashkë me familjet e tyre për të kërkuar lëmoshë sidomos gjatë sezonës së verës dhe në prag të festave të fundvitit në Kosovë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për gazetën “Zëri” se lëmoshëkërkuesit shtetas të Shqipërisë për të hyrë në Kosovë përdorin rrugë dhe kohë të ndryshme në pikë kalime kufitare të ndryshme.

Madje, nga Policia konfirmohet se ka pasur dhe lypës që janë ndaluar nga Policia e Kosovës, janë kthyer në Shqipëri, por sërish kanë hyrë në Kosovë.

Lëmoshëkërkuesit nga Shqipëria janë të moshave të ndryshme, sikurse të mitur dhe të rritur, ku të miturit, sipas Policisë, kryesisht shoqërohen nga familjarët e tyre, ndërsa të rriturit veprojnë edhe të vetëm.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë