Një burrë në Itali po akuzohet për mashtrim pasi tentoi të merrte vaksinën Covid-19 derisa kishte vënë një dorë artificiale. Pasi që u zbulua tentoi të bindë infermieren të mos e bënte të madhe, transmeton Gazeta Metro.
Para se të administronte injektimin infermierja zbuloi diçka të çuditshme se venat e burrit nuk po i shfaqeshin në krah. Pastaj infermierja këmbënguli që burri 50 vjeç të zbulonte gjithë dorën dhe u vërejt mashtrimi.
Pasi që u zbuluar burri tentoi të bindë infermieren të mbyllte sytë për incidentin. S’i ndezi italianit as kjo provë.
Nuk është raportuar se prej çfarë ishte prodhuar dora fals, por ishte e qartë se goxha mund ishte bërë për të mashtruar profesionistët shëndetësorë në këtë përpjekje për të marrë pasaportën e vaksinës pa e pranuar atë.
Deri në muajin dhjetor 73 % e popullatës së Italisë është e vaksinuar tërësisht. Me 3 dhjetor autoritetet italiane kanë raportuar 16810 raste të reja me Covid sipas OBSH./gazetametro.net