Loading…

‘Ma mirë i ftoft jargani, se sa pishman mu bo tani’: Berisha ia ‘këndon’ Osmanit tjetrën këngë të Dafinës

  • 27/10/2021 | 11:46

‘Ma mirë i ftoft jargani, se sa pishman mu bo tani’: Berisha ia ‘këndon’ Osmanit tjetrën këngë të Dafinës

Opinionistja Kimete Berisha ka ironizuar me deklaratën e Presidentes Vjosa Osmani, e cila duke iu përgjigjur kritikëve rreth emërimit të kryetarit të KQZ-së, citoi vargun e këngës së Dafina Zeqirit “llafe, llafe…”.


Berisha citon një varg tjetër të këngës ‘Japa’ të këngëtares Zeqiri, që po e sjellim më poshtë:

Siç ka thënë Dafina:

“Ma mirë i ftoft Jargani

Se sa pishman mu bo tani

P.S. Presidente, populli pret nga ti veç edhe m’i fenirat flokët, edhe kompletrohesh si artiste”.

Ky reagim i Berishës vjen, pasi që gjatë një interviste presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në përgjigjen ndaj kritikëve lidhur me shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e kryetares së KQZ’së, ka cituar këngën e Zeqirit, ‘Llafe Llafe’.

‘Llafe, llafe’: Osmani bën ‘shaka’, shkarkimin e Dakës e komenton me këngën e Dafina Zeqirit

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë