Loading…

Maçastena i VV’së i del kundër Bulliqit në Podujevë, e regjistron kandidaturën në KZP

  • 15/08/2022 | 17:25

Maçastena i VV’së i del kundër Bulliqit në Podujevë, e regjistron kandidaturën në KZP

Në Lëvizjen Vetëvendosje kanë filluar zgjedhjet e brendshme, ndërsa në Podujevë tashmë kanë nisur apetitet kundër kryetarit të tanishëm Shpejtim Bulliqi, shkruan Gazeta Metro.


Ajet Potera i cili ka qenë edhe me herët kandidat i VV’së në Podujevë është nga të pakënaqurit me qeverisjen e Shpejtim Bulliqit me komunën e Podujevës, së fundmi ai ka bërë thirrje që VV të distancohet nga Bulliqi.

Ndërsa sot kandidaturën për të parin e VV’së në Podujevë, e ka bërë zyrtarisht Bedri Maçastena, ai ka njoftuar se  tashmë ka aplikuar në KZP.

Buliqi tashmë e ka një kundërkandidatë për kryetar të Podujevës.

Burime e Gazetës Metros brenda VV’së në Podujevë thonë se Albin Kurti ende nuk ka preferenca për kandidatët.

Ndërsa deri me tani Kurti e kishte e mbështetur Shpejtim Bulliqin.

Duhet theksuar se javët e fundit në komunën e Podujevës ka pasur pakënaqësi të medha nga drejtorët e VV’së ndaj kryetari Bulliqi disa edhe janë larguar.

Postimi i plotë:

Të dashur miq, të nderuar anëtar të Lëvizjes Vetëvendosje! Qendra Besianë
Ju njoftoj qe kam shpreh vullnetin dhe vendosmërinë të aplikojë pranë KZP-së për të qenë kandidat në garë për kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! – Qendra Besianë.
Kandidatura ime do të bëhet duke respektuar të drejtën statutore. Sipas këtij statuti, çdo aktivist i një Qendre të Lëvizjes, mund të aplikoj. Pra si gjithnjë, secili që i plotëson kriteret në përputhje me statutin dhe rregulloren e zgjedhjeve të brendshme ka të drejtë të kandidoj.
Nëse këto fjalë do të kthehen në pozicion, atëherë do të jem i gatshëm të marrë përgjegjësi.
Bashkë më qindra aktivist të Podujevës, do të mund të sjellim demokracinë e brendshme, duke shpërfaqur tutje edhe jashtë.
Bashkë me shumë aktivist, do të ndërtojmë ura të pathyeshme të ecurive të mbara të punës dhe do t’i thyejmë muret e barrierave ndarëse.
Bashkarisht do të bëjmë punë të mëdha, gjithnjë duke mos harruar prej nga vijmë e duke ditur qartë se ku do të mbërrijmë.
Me njëri tjetrin do t’i japim Lëvizjes në Podujevë dëshminë e një aktivizimi të sinqertë dhe plotë dinjitet.
Pra, me të gjithë ju bashkë, do të jemi në shërbim të Lëvizjes gjithnjë e çdoherë.
Jam ithtarë i demokracisë, i demokracisë që Levizja e kultivon në vazhdimësi, ku në qendër të saj është gara politike dhe liria e ideve dhe veprimit konform rregullave te përcaktuara. Ne frymën e kësaj, inkurajoj edhe kandidat të tjerë që të bëhen pjesë e këtij procesi në mënyrë që qendrën tonë ta pasurojmë akoma më shum me ide dhe programe konkrete politike.
Si gjithëher, Lëvizja do të mbetet e hapur dhe strehë për secilin antarë të ri i cili dëshiron të rreshtohet pranë lëvizjes dhe programit te sajë politik për mirqenje të gjithmbarshme të qytetarëve të komunës tonë.
Me respekt Bedri Maqastena./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë