Loading…

Macron bëhet pishman, kishte fajësuar video lojërat për trazirat në Francë tani i lavdëron ato

  • 18/09/2023 | 11:58

Macron bëhet pishman, kishte fajësuar video lojërat për trazirat në Francë tani i lavdëron ato

Presidenti francez Emmanuel Macron ka lavdëruar zhvilluesit e video lojërave pasi që kishte ngjallë kritika kur ia la fajin atyre për trazirat që kishin ndodhur në Francë më herët gjatë këtij viti, transmeton Gazeta Metro.


Duke postuar në platformën X, Macron bëri një prapakthim në qëndrime pasi që kishte thënë më herët se video lojërat kanë intoksifikuar të rinjtë për të bërë trazira.

Ajo deklaratë kishte ngjallë edhe reagimin e drejtorit të famshëm japonez të video lojërave Kastuhiro Harada i cili kishte thënë se fajësimi i të tjerëve është mënyrë për ti ikur përgjegjësive personale, raporton The Associated Press.

Macron filloi postimin duke thënë se ai i ka rënduar ‘gamerët’, më tej ai tha se video lojërat janë pjesë integrale e Francës duke u sqaruar më pas se mendonte që disa metoda të dhunës të përdorura në trazira janë mësuar nga video lojërat dhe se sipas tij ai ka kritikuar dhunën dhe jo video lojërat./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë