Loading…

Macron dëshiron të jetë mikpritës i konferencës së donatorëve për Shqipërinë

  • 06/12/2019 | 09:01

Macron dëshiron të jetë mikpritës i konferencës së donatorëve për Shqipërinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e mirëpriti një nismë të tillë të propozuar nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula van der Leyen, por jo të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron për konferencë donatorësh për ndihmë për pasojat e tërmetit. Marrëdhëniet ishin ftohur paksa pas bllokimit nga Franca dhe disa shtete tjera që ju bë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE.


Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha të mërkurën, pas takimit të NATO’s në Londër: “Ne kemi nevojë për një konferencë solidariteti për Shqipërinë”, dhe shtoi se “konferenca mund të zhvillohej në Francë”. Macron tha gjithashtu se ajo mund të bashkojë partnerë publikë dhe privatë për të organizuar rindërtimin e vendit.

Burime nga qeveria shqiptare i thanë sot DW se ende nuk është caktuar se ku do të zhvillohet konferenca.

Qeveria shqiptare ende nuk i është përgjigjur këtij propozimi. Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e quajti konferencën e madhe të donatorëve, të propozuar dje nga kryetarja e komisionit të BE’së, Ursula von der Leyen, “sukses të madh” dhe se ajo krijon mundësinë “për qasje shtet me shtet”:

“Konferenca e madhe e donatorëve është një sukses, po të doni vendoseni edhe në thonjëza, sepse krijon premisën për një qasje shtet me shtet në raport me Shqipërinë dhe është një instrument ekstra mbi gjithë instrumentet e tjerë të financimit, me një potencial financimi të konsiderueshëm”, tha Rama.

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Francës para tërmetit ishin të tensionuara për shkak të vetos së Francës në Këshillin e BE-së kundër çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por, pas tërmetit, dy vendet u afruan sidomos pasi presidenti francez dërgoi një skuadër shpëtimi në Shqipëri. Në Watford, Macron përsëriti arsyetimin për vendimin e tij se nuk ishin përmbushur kushtet për negociatat e pranimit. Por kritikoi gjithashtu edhe procedurën e zgjerimit të BE-së, e cila, sipas Macron është shumë konfuze dhe burokratike.

Të mërkurën, Komisioni i BE’së njoftoi se ka vënë në dispozicion 15 milionë euro për Shqipërinë, në mënyrë që ajo të përballojë nevojat emergjente të shkaktuara nga tërmeti.  Von der Leyen  paralajmëroi gjithashtu se do të organizojë edhe një konferencë donatorësh.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë