Loading…

Macron godet Turqinë përsëri: Ata bashkëpunojnë me ndërmejtës të ISIS

  • 03/12/2019 | 18:38

Macron godet Turqinë përsëri: Ata bashkëpunojnë me ndërmejtës të ISIS

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ende vazhdon të jetë i mendimit se NATO ende është në gjendje të ‘vdekjes klinike’. Veçoi ndaras Turqinë si anëtare të aleancës që bashkëpunon nganjëherë me ndërmjetës të ISIS, transmeton Gazeta Metro.


Ai kështu deklaroi duke zhgënjyet anëtarët e aleancës në prag të nisjes së samitit të NATO’s në Londër. Ky samit shënon 70 vjetorin e aleancës veri atlantike.

“Ende ashtu mendoj”, tha Macorn në konferencën e përbashkët për gazetarë me Presidentin Amerikan, Donald trump, që ishte i pakënaqur me deklaratat e muajit kaluar të presidentit francez për ‘vdekje truri’’.

Presidenti i Francës sot tha se Turqia nganjëherë bashkëpunon me ndërmjetësit e radikalëve islamik ISIS dhe shtoi se ende ia zë për të madhe Turqisë pasi lufton kundër kurdëve në veri të Sirisë, pasi që ata luftuan kundër xhihadistëve.

“Turqia lufton kundër atyre që luftuan krah nesh. E nganjëherë bashkëpunojnë me ndërmjetës të shtetit islamik”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë