Loading…
Macron i drejtohet ‘Jelekëve të Verdhë’ me fjalim kombëtar
  • 10/12/2018 | 21:57

Macron i drejtohet ‘Jelekëve të Verdhë’ me fjalim kombëtar

Tre javë nga fillimi i mobilizimit të lëvizjes së e ‘Jelekëve të Verdhë’, dhe gjendja tejet e tensionuar në Paris e ka shtyer Presidentin e Francës Emanuel Macron, t’i drejtohet vendit me jnë fjalim kombëtar.  Ai ka premtuar disa masa për të përmirësuar fuqinë blerëse të qytetarëve, rritjen e pagës minimale dhe për të eleminuar disa taksa për pensionistët, që kanë të ardhura të ulëta, përcjellë gazetametro.net

Macron tha se nga viti 2019 do të rritet një pagë minimale prej 100 euro në muaj dhe se disa dispozita të lidhura me tatimet në lidhje me pensionet do të shfuqizohen.

“Paga minimale do të rritet me 100 euro në muaj duke filluar nga viti 2019”, tha Macron, duke shtuar se do të ketë rritje të pensioneve që janë nën 2,000 euro, me heqjen e taksave.

Macron ka pranuar publikisht se ndoshta këto nuk janë të gjitha nga kërkesat e protestuesve, por është zotuar se do të merret me kërkesat e tyre.

Fjalimi i tij në televizionin kombëtar francez ka zgjatur 13 minuta, dhe ka përfunduar me fjalët, “Rroftë Franca, Rroftë Republika”, që kujtojnë fjalimet e revolucionint francez të vitit 1789. Mbetet të shihet se këto masa të Macron, a do të jenë të knaqshme për ‘Jelekët e Verdhë’. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë