Loading…

Macron pas vrasjes makabre të mësuesit në Paris: Sulm terrorist, ata nuk do të fitojnë

  • 18/10/2020 | 11:23

Macron pas vrasjes makabre të mësuesit në Paris: Sulm terrorist, ata nuk do të fitojnë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron e ka quajtur “sulm terrorist islamik” vrasjen e një mësuesi në periferi të Parisit. Viktima, të cilit iu pre koka, thuhet se ka shfaqur karikatura të Profetit Muhamed para nxënësve të tij.


Sulmuesi është qëlluar për vdekje nga autoritetet e rendit, ndërsa presidenti Macron tha se mësuesi është vrarë sepse ka mësuar “lirinë e shprehjes”.

“Ata nuk do të fitojnë… Ne do të veprojmë”, tha Macron teksa vizitoi vendin ku ndodhi vrasja.

Duke qëndruar para shkollës së mesme ku viktima u sulmua, Macron tha se “një qytetar u vra sot sepse ishte mësues dhe sepse ai mësonte lirinë e shprehjes”.

Viktima ishte 47-vjeçari Samuel Paty, mësues i historisë dhe gjeografisë në shkollën e komunës Conflans Saint-Honorine, në veriperëndim të kryeqytetit francez.

Sulmi ndodhi rreth orës 17:00 sipas kohës lokale gjatë të premtes. Sipas autoriteteve, vrasësi i dyshuar ishte një refugjat çeçen 18-vjeçar i armatosur, i cili  më vonë u qëllua për vdekje nga oficerët.

Ngjarja po hetohet nga prokurorët për terrorizëm.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë