Loading…

Macron reagon pas sulmit terrorist islamik ku u vra mësuesi francez: Ata nuk do të fitojnë, ne do të veprojmë

  • 17/10/2020 | 11:25

Macron reagon pas sulmit terrorist islamik ku u vra mësuesi francez: Ata nuk do të fitojnë, ne do të veprojmë

Terroristi i preu kokën mësuesit francez, pasi kishte shfaqur vizatim të profetit islamik. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron e ka quajtur “sulm terrorist islamik” vrasjen e një mësuesi në periferi të Parisit. Viktima – të cilit iu pre koka – thuhet se ka shfaqur vizatime të Profetit Muhamed para nxënësve të tij, transmeton Gazeta Metro.


Sulmuesi është qëlluar për vdekje nga autoritetet e rendit.

Macron tha se mësuesi – i cili ende nuk është identifikuar – është vrarë sepse ka mësuar “lirinë e shprehjes”.

“Ata nuk do të fitojnë… Ne do të veprojmë”, tha Macron teksa vizitoi vendin ku ndodhi vrasja.

Sulmi ndodhi rreth orës 17:00 sipas kohës lokale gjatë të premtes. Kjo ngjarje po hetohet nga prokurorët për terrorizëm.

Sipas gazetës Le Monde, viktima ishte mësues i historisë dhe gjeografisë. Ai, sipas kësaj gazete, kishte shfaqur karikatura të Profetit Muhamed para nxënësve, si pjesë e lirisë së shprehjes. Por, kjo gazetë ka raportuar se mësuesi u ka kërkuar nxënësve myslimanë të largohen nga klasa, nëse ata ndihen të ofenduar me shfaqjen e pamjeve të Profetit.

Sulmuesi me thikë është qëlluar për vdekje nga policët, të cilët po tentonin që ta arrestonin. Policia franceze ende nuk ka dhënë asnjë detaj për sulmuesin, ndonëse mediat kanë raportuar se bëhet fjalë për një 18-vjeçar me origjinë çeçene, që kishte lindur në Moskë, raporton BBC.

Ngjarja ndodhi në qytetin Conflans-Sainte-Honorine. Burimet nga policia thanë se dëshmitarët e kanë dëgjuar sulmuesin të thotë “Allahu Akbar”, ka raportuar agjencia e lajmeve Reuters.

Sipas mediave franceze, deri më tani nëntë persona janë arrestuar, përfshirë dhe një të mitur. Mediat franceze, duke u thirrur në burime brenda sistemit gjyqësor, thanë se në mesin e të arrestuarve janë edhe familjarë të sulmuesit dhe prindërit e një fëmije ku jepte mësim mësuesi i vrarë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë