Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka deklaruar sot pas takimit të Këshillit të Europës se çfarë pret dhe çfarë pret nga palët. Nuk u kujdes të zbukurojë me diplomaci deklaratën e tij, transmeton Gazeta Metro.
Këtë deklaratë presidenti francez e ka bërë pas takimit të liderëve europianë ku Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë së Komisionit Europian, Josep Borrell, ka raportuar atyre për marrëveshjen e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë, të cilën e përshëndeti dhe theksoi se ende po punojnë në atë drejtim.
“Marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës është një përparim i rëndësishëm dhe tani është e rëndësisë thelbësore që të dy palët të dëshmojnë përgjegjësinë e tyre duke e nisur menjëherë dhe në mirëbesim zbatimin e saj në tërësi” ka thënë presidenti francez pas takimit të Këshillit Europian në Bruksel.
c
Presidenti francez Macron ka shtuar poashtu se “dihet mirë sesa kanë kontribuuar në të Franca dhe Gjermania dhe se do të vazhdojnë ta bëjnë ende”.
Franca dhe Gjermania kishin përpiluar dhe sponsorizuar planin që edhe u quajt me muaj sipas tyre, që pastaj u miratua nga 27 shtetet anëtare të Bashkimit Europian, dhe u emërua si Propozimi Europian./gazetametro.net