Loading…

Macron sulmohet nga një person: E godet shuplakë në fytyrë

  • 08/06/2021 | 15:17

Macron sulmohet nga një person: E godet shuplakë në fytyrë

Presidenti francez Emmanuel Macron u godit me shuplakë, nga një burrë në turmë derisa ishte duke kaluar në Francën Jugore,  transmeton Gazeta Metro.


Rrethimi i sigurisë së Macron ndërhyri shpejt për ta tërhequr njeriun në tokë dhe për ta larguar Macronin prej tij. Dy persona u arrestuan në lidhje me incidentin, raportuan transmetuesit BFM TV dhe radio RMC.

Incidenti ndodhi ndërsa Macron ishte për një vizitë në rajonin e Drome në Francën jug-lindore, ku ai u takua me restoratorë dhe studentë për të folur rreth asaj se si jeta po kthehet në normalitet pas epidemisë COVID-19.

Presidenti francez zgjati dorën për të përshëndetur një burrë, me një bluzë të gjelbër, me syze dhe një maskë fytyre.

Burri mund të dëgjohej duke bërtitur “Poshtë Macroni” (“A Bas La Macronie”) dhe më pas ai i dha një shuplakë fytyrës së Macron./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë