Loading…

Macron u jep arsye rusëve që të tallen: Me cilën pjesë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut kufizohen ShBA’të

  • 19/10/2019 | 18:41

Macron u jep arsye rusëve që të tallen: Me cilën pjesë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut kufizohen ShBA’të

Pas vetos së Presidentit të Francës, Emanuel Macron, që Shqipërisë dhe Maqedonia e Veriut të mos i hapen negociatat për anëtarësim në BE, nuk ka munguar as reagimi i Rusisë, duke ju gëzuar këtij faktit, ata kanë pyetur me ironi se me cilën pjesë të këtyre dy vendeve kufizohen Shtetet e Bashkuara për të lobuar përtej oqeanit për anëtarësimin e tyre në BE, transmeton Gazeta Metro.


Pas vendim negativ nga samiti i krerëve të shteteve të Bashkimit Europian për nisjen e bisedimeve për anëtarësim. Aspak surprizë nuk ka qenë qëndrimi i Presidenti francez Emannuel Macron, i cili nuk është bindur për hapjen e negociatave Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zaharova bëri reagimin e parë pas refuzimit të BE’së për të hapur bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Ajo pyeti se me cilën pjesë të këtyre dy vendeve kufizohen Shtetet e Bashkuara për të lobuar përtej oqeanit për anëtarësimin e tyre në BE.

“Unë mund të kuptoj një diplomat amerikan që përzien Arkhangelsk me Severodvinsk. Një vend i huaj, ata nuk kishin asnjë hartë gjeografike. Por me cilën pjesë të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë kufizohen Shtetet e Bashkuara për të lobuar për integrimin e tyre në një kontinent tjetër, këtë Departamenti i Shtetit duhet ta dijë “, ka shkruar Zaharova në Twitter, si përgjigje ndaj zëdhënëses së Departamentit të Shtetit të SHBA’së, Morgan Ortagus, e cila ka postuar në Twitter se Uashingtoni është shumë i zhgënjyer nga vendimet e fundit të liderëve të BE’së.

Zaharova gjithashtu shkruan se e kupton që me largimin e Britanisë së nga BE duhet të plotësohet zbrazëtira, por vetë Brukseli duhet të kuptojë se çfarë i pret ata nëse këto dy vendet bëhen anëtare të BE’së, është shprehur Zaharova, shkruan mediumi rus Sputnik./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë