Loading…

Macron viziton Bejrutin: Premton mbledhje të fondeve për të ndihmuar popullin

  • 06/08/2020 | 23:01

Macron viziton Bejrutin: Premton mbledhje të fondeve për të ndihmuar popullin

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se është organizuar mbledhja e fondeve për Libanin, që do nis javën e ardhshme, pas shpërthimit vdekjeprurës që shkatërroi Bejrutin, transmeton Gazeta Metro.


Gjatë një vizite që ai pati në Bejrut, tha se Franca do të organizojë një konferencë me Europën, Amerikën dhe Lindjen e Mesme, por edhe disa donatorë tjerë për të mbledhur para për ushqim, ilaç, strehim dhe ndihma të tjera urgjente.

Ai premtoi një qeverisje të qartë dhe transparente në mënyrë që ndihma të shkojë drejtpërdrejt te popullatat dhe grupet e ndihmave.

Banorët e Bejrutit fajësojnë keqmenaxhimin nga udhëheqësit e Libanit për shpërthimin e së martës, i cili vrau më shumë se 130 njerëz, plagosi mijëra dhe la dhjetëra mijëra të pastrehë.

Franca dikur qeveriste Libanin si protektorat dhe mban lidhje të ngushta./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë