Loading…

Macron zbulon: Franca është angazhuar që të arrihet marrëveshja mes Kosovës e Serbisë

  • 16/07/2019 | 15:03

Macron zbulon: Franca është angazhuar që të arrihet marrëveshja mes Kosovës e Serbisë

Presidenti i Frances, Emmanuel Macron, ka deklaruar se është angazhuar që të gjendet një zgjidhje dhe të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi, shkruan Gazeta Metro.


Macron tha se Evropa duhet ta mbështesë rinisjen e dialogut për normalizim marrëdhëniesh midis Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje konkrete në muajt e ardhshëm.

“Unë do të angazhohem personalisht për këtë, sepse besoj në Evropë”, tha Macron në konferencën për media.

I pyetur nëse Franca mund të ofrojë zgjidhje konkrete për vazhdimin e dialogut, Macron tha: “Nuk jam këtu për t’ju dhënë mësim”.

“Nuk kam përgjigje, nuk ka zgjidhje magjike as në xhepin tim, as në atë të Gjermanisë, të Shteteve të Bashkuara apo të Rusisë”, tha Macron, duke paralajmëruar një takim të ri të delegacioneve.

“Do të organizoj një takim të posaçëm me udhëheqësinë e Kosovës, me ju, kryeministren e Serbisë dhe Kancelaren gjermane Angela Merke;. Franca është e angazhuar për të gjetur një marrëveshje të qëndrueshme”, tha ai.

Për vazhdimin e dialogut, Serbia ka vënë kusht heqjen e taksës, ndërsa Qeveria e Kosovës, përkundër thirrjeve edhe të Bashkimit Evropian, edhe të Shteteve të Bashkuara, nuk është zmbrapsur nga taksa.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë