Loading…
Madison i thotë liderëve të Kosovës: Bëhuni seriozë, SHBA’të e duan një qeveri të suksesshme
  • 18/03/2019 | 15:17

Madison i thotë liderëve të Kosovës: Bëhuni seriozë, SHBA’të e duan një qeveri të suksesshme

Ndihmës sekretarja e Shtetit për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimin e Ligjit (INL), Kirsten D. Madison, ka thënë sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë nevojë që Kosovën ta kenë partenerë serioz dhe të ketë brenda saj një udhëheqje sa më serioze në qeveri, transmeton Gazeta Metro.


Madison tha se SHBA’të do të bëjnë investime të reja në Kosovë, sidomos në fushën e sundimit të ligjit, legjislacionit dhe efikasitetit gjyqësor.

Ajo ka thënë se SHBA’të duan ta ndihmojnë Kosovën, por duhet seriozitet nga ana e udhëheqësve të institucioneve, transmeton Gazeta Metro.

“SHBA i bën këto investime në Kosovë me shpresën se Kosova do të mbetet një partner për paqen, drejtësinë dhe prosperitetin në rajon. Krimi i organizuar transnacional ndikon në të gjitha vendet dhe të gjithë përfitojmë kur arrijnë të lehtësojmë bashkëpunimin dhe të përmirësojmë aftësitë e kombeve të tjera. Kosova ka arritur përparim të rëndësishëm në forcimin e institucioneve të veta të sundimit të ligjit, legjislacionit dhe të efikasitetit gjyqësor. Por besimi i publikut mbetet i ulët. Dështimi në adresimin e korrupsionit do të minojnë përfundimisht edhe ligjet e shkruara më së miri dhe institucionet më të reformuara dhe qytetarët e Kosovës meritojnë më mirë. Ne duam t’ju ndihmojmë të bëni përparim dhe ne kemi nevojë për partnerë dhe udhëheqje serioze në qeveri, në gjyqësor, Kuvend, polici dhe në mesin e popullatës për të qenë të suksesshëm”, tha Madison.

Madison ka zbuluar sistemin e softuerit ‘AFIS’, që shërben për identifikimin e shenjave të gishtërinjve, ajo ju është bërë donacion Kosovës.

“AFIS është një sistem i bazës së të dhënave penale që përpunon, modifikon, kontrollon, gjen dhe ruan gjurmët e gishtërinjve dhe të pëllëmbëve për të identifikuar kryerësit e krimeve. Përdoret për përpunimin e informatave nga skenat e krimit, për të ndihmuar qendrat e ndalimit dhe kalimet kufitare dhe për të koordinuar shkëmbimin e informacionit me organet ndërkombëtare të zbatimit të ligjit si INTERPOL. Ky donacion i SHBA-së përfaqëson një investim prej miliona dollarësh në Kosovë, si një partner i fuqishëm i zbatimit të ligjit që po forcon përkushtimin e vet për sundimin e ligjit”, tha Madison./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë