Këngëtarja me famë botërore, Madonna, do të paraqitet si mysafire në Eurovizion që sivjet mbahet në Izrael, transmeton Gazeta Metro.
Shteti i Izraelit është përzgjedhur ta organizojë këtë festival sivjet, pasi përfaqësuesja e tyre Netta Barzilai, e fitoi garën vitin e kaluar në Portugali .
Sivjet, Shqipëria në këtë garë përfaqësohet nga këngëtarja Jonida Maliqi dhe kënga e saj “Ktheju tokës”.
Te publiku shqiptar, kënga u prit me kritika të përziera, derisa promovimi i Jonidës në mediat evropiane duket se ka ecur me sukses.
Publiku evropian po reagon mirë ndaj interpretimit të Jonidës, gjë që e ka bërë këngëtaren dhe ekipin e saj të kenë shpresa për një renditje të mirë në këtë garë sivjet,
Ndonëse shumë organziata i kishin kërkuar ta bojkotojë, Madonna do të marrë pjesë në këtë festival./gazetametro.net