Loading…

Madonna si rrallë herë prezanton familjen: Për herë të parë shfaqet motra e saj

  • 07/06/2021 | 15:05

Madonna si rrallë herë prezanton familjen: Për herë të parë shfaqet motra e saj

Mbretëresha e muzikës pop, Madonna si rrallë herë ka folur për familjen e saj. Ajo ka dy motra dhe tre vëllezër, dhe arsyeja pse foli dhe postoi për ta është shumë prekëse, transmeton Gazeta Metro.


Motra e saj nga njëri prind tani është 78 vjeç dhe ka qenë kujdestare shtëpie për një kohë të gjatë, dhe ajo shihej herë pas here, por rrallë fotografohen së bashku. Mirëpo këngëtarja postoi një video në profilin e “Instagram” me fotografi të përbashkëta ku mund të shihet e gjithë familja.

Arsyeja e mbledhjes së tyre ishte babai i tyre.

“Babai im u rrit si emigrant në Shtetet e Bashkuara dhe mbijetoi shumë trauma, por gjithmonë duke punuar shumë për atë që ka. Ai më mësoi rëndësinë e punës së madhe dhe fitimit në jetë. Unë jam shumë mirënjohës. Është e veçantë për mua të festoja ditëlindjen tuaj të 90’të me ju dhe fëmijët e mi,” shkroi Madonna në përshkrim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Madonna (@madonna)

Ndryshe, ajo është komentuar shumë për lidhjen e saj me mashkull shumë vite më të ri, dhe sidomos kishte marrë shumë kritika për ndërhyrjet e saja të shumta në trup, të cilat shumica i konsideronin të panevojshme./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë