Loading…

‘Magjia vizuale’ e Gashanit të VV’së, tender 7 mijë euro veç për aparat për fotografime

  • 09/04/2026 | 09:43

‘Magjia vizuale’ e Gashanit të VV’së, tender 7 mijë euro veç për aparat për fotografime

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e drejtuar nga ministri Blerim Gashani, ka hapur një tender për furnizim me aparat fotografik për nevoja të institucionit, me vlerë të parashikuar prej 6,960 euro, shkruan Gazeta Metro.


Në një kohë kur shumë sektorë ankohen për mungesë fondesh, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e drejtuar nga ministri Blerim Gashani, ka vendosur të investojë në një “mjet strategjik” , një aparat fotografik që kushton plot 6,960 euro.

Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për “furnizim me aparat fotografik për nevoja të MKRS-së sipas specifikimeve të bashkangjitura”, ndërsa vlera e parashikuar e kontratës prek kufirin maksimal të lejuar për këtë lloj procedure.

Afati i fundit për pranimin e tenderëve është caktuar më 14 prill 2026, ndërsa operatorët ekonomik kanë kohë deri më 10 prill për të kërkuar sqarime shtesë nga autoriteti kontraktues, nëse kanë dilema se çfarë “magjie” duhet të ketë ky aparat.

 

Në dokumente theksohet se specifikimet teknike duhet të jenë jo-diskriminuese dhe të përfshijnë detaje si kualiteti, performanca, dizajni, dimensionet, testimi, paketimi dhe etiketimi. Pra, gjithçka në rregull në letër, të paktën formalisht.

Madje, autoriteti kontraktues është i ndaluar të vendosë kritere që favorizojnë apo disfavorizojnë ndonjë operator ekonomik, duke lënë të kuptohet se gara do të jetë e hapur për të gjithë ata që dinë të fokusojnë mirë ofertat./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë