Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka reaguar pas vendimit të sotëm të gjykatës franceze që të refuzojë kërkesën e Serbisë për ekstradim të liderit të AAK’së, Ramush Haradinajt.
Majko deklaroi se me një vendim të tillë gjykata franceze më në fund ka ripohuar atë që dihej.
“Më në fund… Gjykata franceze, liroi Ramush Haradinaj duke ripohuar atë që dihej. Kthim të mbarë në shtëpi, komandant!”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook, përcjell gazetametro.net