Loading…

Majko-Qosjes për ndarjen e Kosovës: E ke gabim

  • 22/01/2017 | 12:14

Majko-Qosjes për ndarjen e Kosovës:  E ke gabim

Ish-Kryeministri  shqiptar Pandeli Majko e quan gabim propozimin e Akademikut Rexhep Qosja për shkëmbim territoresh me Serbinë.


“Rexhep Qosja padyshim është një cilësi e pandryshueshme kombëtare. Propozimin e tij për shkëmbim të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë e konsideroj të gabuar”, është deklaruar Majko, transmeton gazetametro.net.

“Historia e re dhe e vjetër i kanë mësuar kombet se kufijtë nuk vendosen mbi dëshira kombëtare. Ato janë dhe mbartin garancitë ndërkombëtare kombëtare. Kufiri është serioziteti i cdo shteti për të respektuar fqinjin. Ai shpreh vullnetin për të respektuar rregullat ndërkombëtare që e bëjnë atë anëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara”, ka shkruar Majko në rrjetin e tij social Facebook, transmeton gazetametro.net.

“Hapja e diskutimeve të tilla pas krizës së “trenit” të provokimit serb nuk është i dobishëm. Tashmë ka një vullnet ndërkombëtar të shprehur për sovranitetin territorial të Kosovës. Dëshirat janë njerëzore. Shteti ka qëllime. Nuk është e nevojshme që, pikërisht tani, të ngrihet nga ata që i duan dhe nuk i duan shqiptarët pyetja “Cfarë duan shqiptarët!?””.

“Pasiguria në marrëdhëniet ndërkombëtare nxjerr të humbur palën që e nxit atë”.

“Me respektin maksimal për Rexhep Qosen, për një mik që koha nuk e ndryshon… Nga ai kam mësuar se serbët njohin vetëm ato kontrata që nuk i nxjerrin humbës”, përfundon reagimin e tij Majko. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë