Loading…

Majlinda Kelmendi shpallet ‘Qytetare me merita të veçanta’: Kaq para do paguhet çdo muaj nga shteti

  • 13/10/2021 | 13:25

Majlinda Kelmendi shpallet ‘Qytetare me merita të veçanta’: Kaq para do paguhet çdo muaj nga shteti

Majlinda Kelmendi, e cila na ka bërë përherë krenarë me arritjet e saj në të gjithë botën është shpallur “Qytetare me merita të veçanta”.


Statusi i qytetares me merita të veçanta për kontributin e saj dhe sukseset e mëdha do t’i njihen xhudistes nga Kosova nga dita e sotme dhe në vazhdim.

Ky  propozim është bërë nga Hajrullah Çeku, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Ai shtoi se çdo muaj Kelmendi do të shpërblehet me 1,321 euro për muaj.

Sukeset e Majlinës kanë bërë krenar çdo shqiptar anë e mbarë botës, ndaj dhe ky titull është mëse i merituar.

“Majlinda Kelmendi me anë të xhudos u bë ikona e sportit kosovar dhe shembull i shoqërisë sonë për të thyer të gjitha tabutë. Ajo i ka dëshmuar rinisë sonë se kur punohet për një gjë suksesi është i paanshëm. Ajo e ka përmbyllur karrierën dhe tani do të vazhdojë të jetë si trajnere në Qendrën Nacionale të Xhudos në Kosovës. Ajo do të vazhdojë të punojë në ndërtimin e kampionëve të Kosovë në sportin e xhudos. Si Ministri propozojmë që Kelmedi të marrë statusin me merita veçnata, çdo muaj do të shpërblehet me 1,321.32 euro ekuivalente me pagën e një ministri”, u shpreh Çeku në mbledhjen e Qeverisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]etametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë