Loading…
Majlinda nuk di të ndalet: E nis me fitore Grand Prixin e Budapestit
  • 12/07/2019 | 13:11

Majlinda nuk di të ndalet: E nis me fitore Grand Prixin e Budapestit

Majlinda Kelmendi e dëshmoi edhe një herë pse është kampione në kategorinë deri në 52 kilogramë në xhudo, duke e filluar me fitore Grand Prix Budapestin, në Hungari.


Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, e mposhti xhudisten nga Meksika, Luz Olvera, në rundin e dytë të Grand Prixit të Hungarisë, raporton Gazeta Express.

Kelmendi e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa Olvera e mposhti xhudisten vendase, Katinka Szabo, për t’u përballur me kosovaren në rundin e radhës.

Në rundin e tretë të kësaj gare, 28-vjeçarja do të përballet me fituesen e duelit mes polakes Karolina Penkowska dhe xhudistes nga Gjeorgjia, Tetiana Levytska-Shukvani.

Edhe pse meksikania e filloi më mirë luftën mes tyre, duke e rrëzuar Majlindën qysh në momentet e para të luftës, mirëpo kosovarja u kthye fuqishëm dhe e siguroi një vend në rundin e radhës duke fituar me ippon.

Nëse Kelmendi arrin të sigurojë ndonjë medalje në këtë garë, atëherë do ta shtojë edhe një tjetër Grand Prix tjetër në mesin e 22 medaljeve të fituara në turneun botëror të IJF, ku përfshihen Masters, Grand Prix dhe Grand Slams.

Përveç Majlinda Kelmendit, sot Kosovën në Bundapest të Hungarisë do të përfaqësojnë edhe Nora Gjakova (-57 kg) dhe Distria Krasniqi (-48 kg). Ndërsa, Akil Gjakova garon të shtunën dhe Loriana Kuka të dielën.

Edhe Nora Gjakova është kualifikuar në rundin e tretë të kategorisë deri në 57 kilogramë, pasi e mposhti rusen Diana Dzhigaros në rundin e dytë të Grand Prix Budapestit.

Më të fundit
...
  • 18/07/2019 | 23:39
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë