Loading…

Majmuni kauboj dhe qeni i tij

  • 11/04/2017 | 21:13

Majmuni kauboj dhe qeni i tij

Ata janë një dyshe më të vërtetë e pandarë, majmuni kauboj Whiplash dhe qeni i tij Bud. 


Për më tepër, gjëja që u pëlqen më shumë të dyve është të luajnë me lojën e kaubojve dhe të shpërndajnë turmat e deleve, siç ka ndodhur edhe në rodeon e zhvilluar në Nevada, ku kanë kënaqur publikun e shumtë me spektaklin e tyre të jashtëzkonshëm. Majmuni Whiplash është një nga kaubojt më të preferuar të turmave që vijnë për ta ndjekur.

3-3

Sipas pronarit të tij, Tommy Lucia, Whiplash është një kalorës shumë i zoti, ai e mban ‘kalin’ e tij në frerë dhe di gjithmonë se si dhe ku ta drejtojë. Lucia i përgënjeshtron pretendimet e aktivistëve në mbrojtje të kafshëve që thonë se Whiplash do të jetë më mirë nëse do të lihet i lirë të jetojë në pyjet e Europës Qendrore apo Amerikën e Jugut, që janë habitatet e tij amtare.

1

“Unë  e shpëtova atë nga një kafaz i qelbur në Florida, kur ai ishte vetëm një këlysh i vogël dhe mund t’ju siguroj plotësisht se ai do ta ma bënte të ditur nëse nuk do t’i pëlqente më kjo lloj jete që po bën me mua”, – deklaroi i zoti i majmunit Whiplash. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë