Loading…

Makinat e reja në BE do të kenë kufizues të shpejtësisë

  • 23/02/2019 | 23:07

Makinat e reja në BE do të kenë kufizues të shpejtësisë

Agjencia evropiane për siguri të trafikut ka propozuar që të gjithë automobilat e rinj të cilët do të shiten në territorin e BE-së të kenë kufizues të shpejtësisë, transmeton Gazeta Metro.


Deputetët e Parlmentit evropian kanë miratuar këtë propozim dhe masa e re duhet të hyjë në fuqi në afat prej tri vitesh.

Kufizuesit, të cilët janë quajtur Intelligent Speed Assistance (ISA), përdorin softuerin për njohjen e shenjave të trafikut, si dhe të dhënat GPS që të caktojnë shpejtësinë maksimale të lejuar në pjesë të caktuara të rrugës, e pastaj në mënyrë automatike e kufizojnë forcën e motorit dhe shpejtësinë e automjetit, në mënyrë që t’i pengojnë tejkalimet, transmeton Autoexpress.

Agjencia evropiane për siguri të trafikut vlerëson se këta kufizues do të zvogëlojnë numrin e aksidenteve për 30 për qind dhe të ruajnë 25.000 jetë njerëzish në 15 v itet e para prej kur fillon aplikimi i tyre./gazeta.metro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë