Loading…

Makolli, familja dyshon në vrasje (Video)

  • 04/04/2017 | 22:10

Makolli, familja dyshon në vrasje (Video)

Naser Makolli, që ndërroi jetë të hënën rreth orës 13:00 në Emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan, ishte duke e kaluar muajin e 14-të në paraburgim, për shkak se dyshohej për vrasje të rëndë në ndihmë, të kryer në Sopi të Suharekës, në janar të vitit të kaluar.


E gruaja e tij dyshon se burri iu vra në qendrën e paraburgimit në Lipjan, njofton Klan Kosova.

Suzana, që ishte në vizitë në qendrën e paraburgimit në Lipjan para dhjetë dite, pohoi se Naser Makolli nuk kishte marrë mjekimin e duhur.

Përveç që ishte shok dhome në qendrën e paraburgimit në Prizren, Naser Makolli ishte i pari që e pa të vdekur ish aktivistin e Vetëvendosjes, Astrit Deharin.

E vajza e tij 19 vjeçare, Diellza, ka thënë hapur qe vrasja e Naserit ka lidhje me atë të Deharit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë