Loading…

Makthi i Liverpool: Lëndohet Fabinho përsëri dhe nuk dihet sa do mungojë

  • 12/02/2021 | 13:42

Makthi i Liverpool: Lëndohet Fabinho përsëri dhe nuk dihet sa do mungojë

Skuadra e Jurgen Klopp, ka mbetur edhe pa një lojtar kyç për ekipin, mefushorin defansiv brazilian Fabinho që sapo ishte kthyer nga lëndimi. Si duket ai ishte shtyrë në lojë para kohe dhe do të mungojë në ndeshjne kundër Leicester City gjatë fundjavës, transmeton Gazeta Metro.


Mesfushori brazilian, Fabinio, ka pësuar një lëndim muskulor dhe nuk dihet sa do të mungojë, lajmin e ka bërë të ditur vet menaxheri i ekipit.

Fabinho është një prej disa lojtarëve kyç në mbrojtje që janë lënduar me rend dhe i kanë ulur gjasat për garën për titull këtë sezon të Premier League. Joel Matip, Joe Gomez dh Virgil van Dijk ka kohë që mungojnë e të tre janë qendër mbrojtës.

Fabinho ishte afruar në skuadër për të përforcuar mesfushën ishte kthyer në qëndër mbrojtës së bashku me kapitenin e skuadrës Jordan Henderson në përpjekje për të përforcuar mbrotjen  e kështu duke dobësuar mesfushën.

Tani siç duket është radha ti shohim në lojë përforcimet e janarit të Liverpool, Ozan Kabak dhe Ben Davies në qendër të mbrojtjes në ndeshjen e rëndësishme me rivalin e afërt në tabelën e klasifikimev këtë fundjavë, Leicester United. Këta futbollistë kosniderohen që kanë treguar potencial nga atje ku erdhën por askush nuk i sheh si zëvendësime të duhura të kampionëve si Van Dijk./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë