Loading…

Malazezët nuk e pengojnë liberalizimin e vizave

  • 17/11/2016 | 15:52

Malazezët nuk e pengojnë liberalizimin e vizave

Malazezët e Kosovës i kanë bërë thirrje Kryeministrit, Kryetarit të Parlamentit, presidentit dhe të gjithë liderëve të partive politike që të organizojnë urgjentisht një takim të përbashkët me Komisionin Kufitar të Malit të Zi, me qëllim të arritjes së një marrëveshje në lidhje me demarkacionin me Malin e Zi, njofton Klan Kosova.

Mali i Zi nuk do të jetë pengesë për liberalizimin e vizave.

“Jemi të bindur që Mali i Zi si shtet nuk ka qenë kurrë dhe as nuk do të jetë pengesë për qytetarët e Kosovës, për liberalizimin e vizave. Marrëdhëniet në mes të dy shteteve janë në nivelin më të lartë dhe pritet përmirësim i marrëdhënieve ekonomike dhe rritjen e tregtisë mes dy vendeve. Marrëveshja për demarkacionin në Nenin 7, jep mundësinë që në bazë të marrëveshjes së ndërsjellë në mes të dy vendeve të kryejnë korrigjimet e nevojshme dhe të balancuar pa ndonjë kufizim” thuhet në deklaratën e kryetarit të shoqatës së malazezëve, Slobodan Vujiçiq.

Ndër të tjera është thënë që çështja e demarkacionit me Malin e Zi nuk duhet të jetë arsye për zgjedhje të parakohshme parlamentare, dhe qytetarët nuk duhet të mbahen peng nga politika e askujt./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë