Loading…

Mali i Zi më së keqi në Europë, kështu renditet Kosova për rastet e regjistruara të koronavirusit në 100 mijë banorë

  • 18/10/2020 | 23:01

Mali i Zi më së keqi në Europë, kështu renditet Kosova për rastet e regjistruara të koronavirusit në 100 mijë banorë

Mali i Zi radhitet i pari në Europë sa i përket rasteve të regjistruara me koronavirus, për 100 mijë banorë. Teksa Kosova është në vendin e shtatëmbëdhjetë, shkruan Gazeta Metro.


Vijesti.me raporton se Mali i Zi ka një normë prej 2.3 rastesh të regjistruara të koronavirusit për 100 mijë banorë.

“Sipas të dhënave të qendrave statistikore evropiane, midis 10 vendeve të para nga 45 vendet evropiane me më të infektuarat, nuk ka asnjë vend tjetër nga rajoni”, thuhet në artikull.

Pas Malit të Zi, radhiten Armenia dhe Spanja.

Ndërkaq, Kosova ndodhet në vendin e 17’të, Maqedonia Veriore në vendin e 11’të, Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 14’të, Shqipëria në vendin e 27’të, Kroacia në vendin e 28’të, Sllovenia në 29’të dhe Serbia e 30t’a.

Sipas shkallës së infeksionit në shtatë ditët e fundit, numri më i lartë i njerëzve të infektuar për 100 mijë banorë u regjistrua në Andorra, Republikën Çeke, Belgjikë dhe Holandë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë