Loading…

Mali i Zi mesazh Haradinajt e Bulliqit: Demarkacioni ka përfunduar

  • 20/11/2019 | 09:24

Mali i Zi mesazh Haradinajt e Bulliqit: Demarkacioni ka përfunduar

Shteti i Malit të Zi i ka treguar edhe njëherë qartë kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj i cili vet votoi dhe nënshkroi demarkacionin, se kjo punë ka përfunduar dhe nuk ka çfarë të diskutohet më për këtë çështje të vijës kufitare, shkruan Gazeta Metro.


Pavarësisht deklaratave nga Haradinaj se demarkacioni do të rishikohet edhe njëherë dhe se malazezët kanë rënë dakord për një gjë të tillë, ndryshe po e thonë Qeveria e Malit të Zi.

Për Malin e Zi çështja e demarkacionit me Kosovën ka përfunduar dhe më nuk do të rishikohet, ata po thonë se vetëm trupi punues ka mbetur ta shënojë kufirin mes dy vendeve.

Ky mesazh nga malazezët po vjen në drejtim të kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj dhe kryetarit të Komisionit Shtetëror për caktimin e vijës kufitare, Shpejtim Bulliqi.

Nga qeveria malazeze kanë thënë për Gazeta Zëri se çështja e demarkacionit ka përfunduar me nënshkrimin e marrëveshjes, megjithëkëtë ata kanë pohuar se do të formohet Trupi i Përbashkët Punues, i cili do të merret me shënimin e kufirit Kosovë – Mali i Zi.

Por ky Trup punues nga Mali i Zi nuk po tregohet kur do të formohet dhe do të ndodhë një gjë e tillë.

Kujtojmë se kanë kaluar më shumë se katër vjet prejse Mali i Zi dhe Kosova kanë nënshkruar Marrëveshjen e Demarkacionit, por Ramush Haradinaj po vazhdon të merret me këtë çështje, pavarësisht se e votoi vet me të ardhur në pushtet dhe nuk ndërmori ndonjë hap për ‘përmirësimin e gabimeve’ siç thoshte ai, vetëm se caktoi Bulliqin në krye të Komisionit Shtetëror./gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë