Kundër kandidati i presidentit malazias Milo Djukanovic në zgjedhje, Jakov Milatovic, papritur doli para politikanit pro-rus dhe pro-serb Andrija Mandic. Ai në dukje është një politikan i ri e siç e përshkruajnë joshës pro europian, elokuent, i edukuar dhe karizmatik siç e përshkruajnë, por ka kohë që për të thonë se kjo është vetëm një fasadë, se ai në të vërtetë nuk është kandidat i të moderuarve por i ekstremistëve madje atyre më të ashpërve në Mal të Zi, transmeton Gazeta Metro.
Sipas profesorit malazias në universitetin e Podgoricës, Danilo Kalezic, Milatovic që edhe mund të thuhet se i zuri në befasi analistët në Mal të Zi kur doli i dyti, kandidati i ‘Europa Sot’ për president Jakov Milatovic, është një kurth për votuesit që do të duhej të besonin se rinia dhe arsimimi garantojnë modernizmin”.
Kalezic i ka thënë Al Jazeera se pas asaj dukje pro-europiane fshihet njeriu që ishte anëtar i qeverisë ‘apostolike’ të Zdravko Krivokapic, dhe që ka mbështetjen e Kishës Ortodokse Serbe.
“Kur bëhet fjalë për kandidatin Milatovic, bëhet fjalë për ekskluzivisht kandidatin rezervë të Aleksandar Vucic, pra njeriut që është krijuar në laboratorin e Kishës Ortodokse të Serbisë dhe shërbimeve informative të Rusisë dhe Serbisë.”
Edhe një gjë e shtoi Kalezic si një konfirmim të pretendimit të tij janë reagimet në Serbi dhe partinë pro-serbe Fronti Demokratik dhe entuziazmin që po mbizotëron në elektoratin por-serb se Milatovic është një kandidat i të kundërtës që e pretendon.
Milatovic që më 19 mars mori edhe mbështetjen e menjëhershme të krahut pro-serb në Mal të Zi, nga Andrija Mandic dhe Aleksa Becic për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me 2 prill.
Një nga liderët e partisë pro-serbe në Mal të Zi, ‘Fronti Demokratik’, kishte porositur që “beson se qytetarët do të vlerësojnë se FD i mundësoi Milatovic të bëhet president i Malit të Zi”.
Menjëherë pas Mandic dhe Becic erdhi edhe mbështetja e Dritan Abazovic që e bëri të qartë e pa mëdyshje se Milatovic është politikani rreth të cilit mblidhen një krah politik në Mal të Zi.
Para zgjedhjeve, disa analistë politik dhe gazetarë me përvojë kishin paralajmëruar për fenomenin dhe kërcënimin nga Jakov Milatovic, që në esencë vjen nga trashëgimia e njejtë si politikani hapur pro-serb në Mal të Zi, Andrija Mandic. Gazetari Darko Sukovic s’kishte mëdyshje për këtë se është një mashtrim dukja e paraqitja si politikan pro-europian
“Fjalë boshe, një mashtrim i elektoratit sovranist, a në thelb ata kanë zbatuar politikën që e kemi parë tash e tre vite si mos më keq – pra kleronaciolizëm, shkatërrim i institucioneve të Malit të Zi, shkatërrimi i ekonomisë malazeze për t’u bërë një preja më e lehtë për Aleksandar Vucic” tha Sukovic për Al Jazeera.
Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi do të mbahet me 2 prill./gazetametro.net