Loading…

Maliqi: A është e vështirë që Haradinaj të kuptojë atë që po e kërkon SHBA e BE?

  • 04/03/2019 | 14:45

Maliqi: A është e vështirë që Haradinaj të kuptojë atë që po e kërkon SHBA e BE?

Opinionisti Shkëlzen Maliqi, ka kritikuar kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, për këmbënguljen e tij rreth pezullimit të taksës, transmeton Gazeta Metro.


Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Maliqi ka thënë se duhet të kujtojmë se SHBA po kërkon pezullimin e përkohshëm të taksës, në mënyrë që të hapet rruga për vazhdimin e bisedimeve rreth marrëveshjes Kosovë-Serbi.

“Mbase duhet ta kujtojme ate edhe nje here se SHBA-te nuk po e kerkojne pareshtur heqjen e takses, por suspendimin ose pezullimin e perkohshem te saj per disa muaj, ne menyre qe te hapet rruga per vazhdimin e bisedimeve rreth marreveshjes obliguese Kosove – Serbi, ku synohet njohja e ndersjelle, pra edhe nga ana e Serbise njoheja e sovranitetit te Kosoves, mu ajo qe Haradinaju e ka si kusht per heqjen e takses”, ka shkruar Maliqi.

Tutje, Maliqi ka kritikuar Haradinajn, duke thënë se nuk ka durim 3 apo 4 muaj, aq sa është e paraparë të zgjatë dialogu.

Maliqi përfundon shkrimin e tij, duke pyetur se pse kryeministri po e mban peng procesin i cili është dizajnuar të sjellë ato që thotë se e motivon, për ta mbajtur me çdo kusht taksën.

Postimi i plotë i Maliqit:

Pse eshte kembengules Kryeministri Haradinaj ne refuzimin e pezullimit te takses?
Mbase duhet ta kujtojme ate edhe nje here se SHBA-te nuk po e kerkojne pareshtur heqjen e takses, por suspendimin ose pezullimin e perkohshem te saj per disa muaj, ne menyre qe te hapet rruga per vazhdimin e bisedimeve rreth marreveshjes obliguese Kosove – Serbi, ku synohet njohja e ndersjelle, pra edhe nga ana e Serbise njoheja e sovranitetit te Kosoves, mu ajo qe Haradinaju e ka si kusht per heqjen e takses. Pse Kryeministri nuk ka durim 3 apo 4 muaj sa eshte parapare te zgjate dialogu? Sepse, fundja, nese qellimi nuk arrihet dhe Serbia nuk pranon qe ta njeh Kosoven, taksa do te kthehej me automatizem. Ky edhe eshte kuptimi i PEZULLIMIT. A eshte vertet aq e veshtire qe te kuptohet cka po kerkojne SHBA dhe BE? Atehere, eshte legjitme qe te shtrohet pyetja: Pse Kryeministri e mban peng procesin i cili edhe eshte i dizajnuar ta sjell mu ate qe ai thote se e motivon per ta mbajtur me cdo kusht taksen./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë